Spanja regjistroi temperatura rekord të detit për muajin maj përgjatë pjesës më të madhe të vijës bregdetare, tha të martën autoriteti portual i vendit, ndërsa OKB -ja parashikoi një El Nino më të fortë, i cili mund të rrisë temperaturat globale në muajt e ardhshëm.

Dymbëdhjetë nga 15 pajisjet në ujë të thellë regjistruan temperaturat e tyre më të larta ndonjëherë për muajin maj, sipas autoritetit portual spanjoll.

Ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njeriu ishte shkaku i këtij fenomeni, tha Ruben del Campo, zëdhënës i agjencisë spanjolle të motit AEMET.

“Gjatë dekadës së fundit, ka pasur vetëm shtatë ditë të ftohta rekord-thyese, ndërsa ne kemi pasur 221 ditë të nxehta rekord-thyese”, tha del Campo, duke shtuar se kjo pasqyronte një rritje të vazhdueshme të temperaturave mesatare globale.

Megjithatë, shtoi se temperaturat rekord të detit në maj nuk kishin lidhje me El Ninon, i cili potencialisht do të fillojë të shfaqet në Paqësor në muajt e ardhshëm dhe do të arrijë kulmin e tij në tetor dhe nëntor.