Pasioni për tulipanët në varietetet e tyre u përhap në perëndim përmes Iranit dhe Perandorisë Osmane, e cila përjetoi një periudhë interesimi të fuqishëm për lule dhe kopshte në shekullin e 16-të. Tulipanët, zymbylët, trëndafilat dhe karafilët ishin të parapëlqyer, së bashku me narciset dhe lulet.

Tulipanët përfaqësohen vazhdimisht në pllakat e panumërta, qeramikat e famshme, pikturat dekorative në pallate, mbulesat e llakut të dorëshkrimeve dhe tekstile. Ka pasur madje edhe tulipanë gjatë gjithë rrugës deri në minaret e një xhamie të restauruar kohët e fundit, dhe që i takon shekullit të 18-të, e ndërtuar në kulmin e Lâle Devri (Periudha e Tulipanit) në Durrës, Shqipëri, shkruajnë portalet e huaja, duke iu referuar dokumenteve historike.

Bëhet fjalë për Xhaminë e Fatihut (turqisht: Fatih Camii), shpallur monument kulture në vitin 1973. Ajo u restaurua plotësisht. dhe u përurua më 12 tetor 2012. Çka e bën xhaminë Fatih unikale në konstruksionin e saj është se, në dallim nga shumë xhami otomane, ajo nuk ka kube, por çati.

Është një prej monumenteve më të rëndësishme të qytetit të Durrësit, objekti më i vjetër i kultit islam në këtë qytet dhe xhamia e tretë më e vjetër në Shqipëri, pas asaj të Beratit dhe të Korçës. U ndërtua në vitet 1502-1503 dhe mban emrin e Sulltan Mehmet Fatihut II, që sundoi gjatë viteve (1444-1446 dhe 1451-1481), kohë kur perandoria Osmane u zgjerua në Europë.

U ndërtua mbi rrënojat e një bazilike. Nga kjo bazilikë ruhen pak mure me tulla, pjesërisht arkada veriore dhe muri perëndimor i rindërtuar. Vendndodhja e xhamisë Fatih pranë brigjeve të detit Adriatik dhe gjendja e saj pranë Murit Bizantin, Amfiteatrit më të madh në Ballkan dhe Muzeut Etnografik, i jep asaj vlerë të veçantë në një kompleks monumentesh mjaft tërheqëse për turistët dhe vizitorët e shumtë të qytetit të Durrësit.

Th.M.