Duke bërë kërkime për kohën e mbretërisë 6-mujore të Princ Vidit (Wilhelm Friedrich Heinrich zu Wied, 1876-1945), ndesha në një befasi në kufijtë e së pabeueshmes, pasi e njëjta pozë në dy kartolina, njëra me ngjyra dhe tjetra bardhezi, kishin të dhëna të kundërta. 

Në kartolinën me ngjyra është shtypur me ngjyrë të kuqe mbishkrimi: “Mbreti tuj shkue ne falëtore myslimane në Durrës”. Mungon datimi.

Në kartolinën bardhezi është shtypur mbishkrimi: “Të mbrritunit e N. M. T. Mbretit Wilhelmi I, et Durrës 7 Mars 1914”.

Personalisht si më të saktë konsideroj mbishkrimin: “Mbreti tuj shkue ne falëtore myslimane në Durrës”, pasi ekziston një kartolinë me ngjyra, me mbishkrime në dy gjuhë, shqip: “Mbreti tuj dalë prej falëtores myslimane në Durrës” e frëngjisht: “Le Roi sortant de la mosquée á Durazzo”.

Pra dy kartolinat me ngjyra pasqyrojnë nisjen dhe daljen e Vidit në dhe nga Xhamia Fatih.

Th.M.