Nga Bujar QESJA

Sot ti ke 55 vjetorin e lindjes. Ndoshta brezi i ri nuk te njeh, mbase as edhe te ka degjuar. Por ajo qe vlen, eshte se jemi ende gjalle dhe aktive ne kronikanet e jetes tuaj, e biografise tuaj, e madheshtise tuaj. Ne nuk harrojme, e nuk do te harrojme, pasi jeta jote sportive mbetet e denje, deri ne kufijte e legjendes. 

Kam shkruar shume per ty Erlin Nikolla, mbase pjesa e arte e zanatit tim kaloi me ty, me rekordet e tua, me jeten tende shume specifike per sportistet shqiptare. Sakrificat e tua per peshengritjen, jane krej unikale, te pazakonta, tejet te vecanta. U largove nga familja, per te fjetur ne nje dhome ne stadiumin Niko Dovana, per te mbajtur nga rregjimet me te rrepta, per nje sportist shqiptar te nivelit te larte boteror siç ishe ti. 

Ti sot ke 55 vjetorin e lindjes. I bie qe ti te jesh i datelindjes 12 korrik 1963. Atehere fundi i viteve 80 dhe fillimi i viteve 90-te, jane pjesa me arte e karrieres tende brilante. Oh zot çfare ke bere! Sa e lartesove peshengritjen shqiptare dhe veçanerisht ate te Durresit. Na e ngrije zemren peshe, kur fale kembenguljes tende, artit tend te pashembullt, kembenguljes dhe pasionit tend te pakonkurueshem, talentit dhe virtyteve te tua, mbase edhe te lindura dhe te kultivuara nga zelli dhe bindjet e tua per te bere sport, konkuroje me divat e shtanges kombetare si Mirjan Hakani dhe Alekander Kondo dhe pak kohe edhe Pirro Dhima.

Sa detyrime te ka Durresi, Erlin Nikolla! Detyrime morale sidomos, pasi financiare as te kane dhene dhe as ke kerkuar. Rrofte familja jote dhe babai yt zemer madh Mark Nikolla, qe kane harxhuar qimet e kokes, per te mbajtur ty ne zenitin e shtanges shqiptare, per te te plotesuar gjithçka qe kerkoje, nga ushqimet, deri ne veshjet dhe materialet e tjera sportive. Sot 55 vjetori yt, per mua dhe jo vetem, perben nje feste kombetare per peshengritjen shqiptare. 

Ti je nga protogonistet me te vlefshem te peshengritjes. Shembulli me i plote i sakrifices, i vetmohimit, i harxhimit te kohes se arte te rinise, neper stadiume e pedana. Dhe gjithnje fisnik, kokeulur, plot sharm e kulture, plot finese e bukuri, plot humanizem dhe perkushtim, plot, plot…. Nuk kane fund vleresimet per ty Erlin Nikolla, monumenti i gjalle i peshengritjes shqiptare. Por njekohesisht mbetesh edhe patriot dhe atdhetar i vlefshem, i Shqiperise tende hallemadhe, i Durresit tend te bekuar.
Sa biseda kemi bere se bashku! Sa shkrime e kronika kam mbushur per ty! Por edhe sa jam ndjere krenar dhe frymezuar nga ty, djali yne i shkelqyer Erlin Nikolla.

Tani ndodhesh ne Amerike dhe perseri merresh me pune te mbara dhe shume profesioniste. Ti edhe tani ne dhe te huaj, mbetesh modeli yne, krenaria dhe mburrja e jone. I urte, i qete, fjalepak, i matur, por i guximshem dhe kurajoz. Mund te vazhdoja te shkruaja per ty tere diten, por per momentin deri ketu. Angazhimet nuk me lejojne te shkruaj me gjate, megjithese do ta deshiroja.

Te uroj me gjithe shpirt: gezuar 55 vjetorin e lindjes. Paç jeten e gjate, shendet te kristalizuar dhe karriere te mbare e mbreslenese. 

Ne nuk te harrojme, pasi vete angazhimi yt sportiv, eshte i denje per te mos u harruar.
Te perqafoj me shume mall e bujari!