Nga Thoma Qendro

Dy tё vrarё, njё i plagosur, qindra shtёpi tё shkatёrruara dhe dёme tё tjera tё mёdha materiale jo vetëm në Durrës. 
Çfarё dimё pёr tёrmetin qё shkatёrroi Durrёsin mё 1926? Kureshtarёt le tё lexojnё kёtё artikull tё shtypit tё asaj kohe, ku do tё njihen jo vetёm me disa hollёsi pёr tёrmetin nё qytetin e Durrёsit e tё Kavajёs, por edhe pёr pasojat e tij nё mjaft fshatra tё rrethit e mё gjerё nё disa fshatra tё Elbasanit, si dhe me pasojat e tёrmetit tё vitit 1905 nё Shkodёr dhe tё dhjetorit 1920 nё Tepelenё.

T ë r m e t i

Më 17 Dhjetor 1926 ra në Durrës një tërmet, në orën afër shtat’e gjysmë të mëngjezit, dhe një i dytë, shum’ ma i fortë se i pari, ngjau në orët afëro një e giysmë. Fjalët afëro i poshtëvijojmë enkas, me qënё se në Shqipëri s’kemi as orë zyrtare, as edhe sahatë që të na lajmërojnë kohën e vërtetë. Shtrëngohemi, mjerisht si edhe në shumë sende të tjerë, të kënaqemi me gadi. Tërmeti i dytë i Durrësit, ay i mbasdrekës, qe shkak i çarjesë së një tok mureve, që rrëzoj dymbëdhjetë shtëpi, hodhi mbërdhe gurë dhe këlqere, sakatoj portën e kalasë ku gjendësh zyra telegrafike, çau godin e Qeverisë dhe hodhi tmerr e panikë ne populli; në katundet Ndroq dhe Rogozhinë, Romanat, Bozaxhias, Kërçukej dëmet qenë të mëdhenj dhe u rrëzuan shtëpi (1). 

Lëkundja e tokës u ndje në Tiranë, Kavajë, Lushnjë, Berat, Vlorë, dhe Shkodrë, po forca e saj ishte në Durrës dhe Kavajë: në këtë qytet panika dhe dëmet qenë aqë të fortë sa edhe në limant anë detit, dhe të dy u rrëzuanë minaret e xhamivet.

Që n’atë datë të tundurit e dheut nukë pushoj, shumë herë tri dhe katrë herë ditën, më një mënyrë që sot, as në Durrës, as në Kavajë s’ka mbeturë shtëpi e shëndoshë. Popullsija u nevojit të lerë shtëpitë dhe të dalë në baraka, në godina prej drase, të ngrehura me nxit, në banesa një katore prej qerpiçi: muret e çarë të shtëpivet dhe gurët e lëvizurë nga vëndi, më nuk’ u inspironin besim, edhe kjo me gjithë stinën e keqe, shirat e shumë dhe të ftohtët e math që mbretërojnë. Vdekje njerëzish ka pasurë dy, dhe një të plagosur.

Disa njerës që vunë re besuanë se tronditjet e dheut s’ishin një farësh: të parat qënkan orizontale, do me thënë nga e djathta më të mëngjrë, të dytat vertikale, së poshtmi siprë. Padyshim se këto janë pandehje, mungesa e një sismografi, e një observatori sismologjik(2) nukë na permeton që të dimë me hollësi as naturën, as numurin, as dhe kohën e lëvizjevet të dheut.

Të kishim pasurë një sismograf do të vërenim edhe një gjë të re: lёkura e dheut, sadoqë e trashë dhe mbërthyerë me male, tundet dhe dridhet pa reshturë, si një njeri në kohë të ethevet. Kësbtu, për shëmbllë, në observator të Nenchatel-it në Svicrë, regjistron pothua se çdo ditë një drithje të voglë, që njeriu nuk’ e shquan dot me ndjenjkat e tij.

I themi pra tërmet asaj drithjeje të dheut që e ndjejmë, që i dëgjojrrë zërin, që i pësojmë dëmet. Në Shqipëri kujtohenë disa tërmete në këta vite të fundit: më 1920 tërmeti i Tepelenës, që u ndie i fortë edhe në Elbasan, dhe shkretoj 13 katunde të Labërisë, duke lënë 15 mijë njerës pa banesë; afëro 100 njerës vdiqnë prej aksidenti (3). Një tërmet i fortë ka ngjarë më 1905 në Shkodrë që rrëzoj shumë shtëpi brënda në qytet dhe vrau 60 veta. Sadoqë s’kemi vërejtje të regjistruara, thuhetë se anët e Shkodrës kanë shpesh tërmete, sikundrë që pleqtё na rrëfenin për Janinën.

Fenomeni i tërmetit është një prej nga më të çudiçmët dhe tё tmerrshmët që njeh njeriu, dhe aqë më i keq sa, robi s’ka ku të pshihetë, ku shtëpija, kjo banesë e sigurisë, i duket’ e rrezikshme, dhe toka, toka e fortë dhe e shëndoshë, i ngjan sikur do të çahetë: humbet besimin ke dheu, mbetetë pa pikë pshtetjeje, pa strehë, pa mprojtje. Është vërejturë se kafshët, shtazat me katrë këmbë, afektohenë mё teprë se njeriu prej tërmetit, dhe mbase ndjejnë edhe ato drithje qё ne nuk i vërejmë (4).

——————-

* Për studimin e kësaj pjesë të vëndit tënë padyshim nukë janë pa interes të dy veprat: Mission archéologique de Macédoine, par Léon Heuzey et H. Daumet, Paris, 1876. Në pjesët nga faqe 338 gjer në f. 408 të kësaj vepre, flitetë për arkeologjin e Shqipërisë (Via Egnatia, Durrës, Apoloni …).
Libra tjatrë është: Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro, von C. Praschniker und A. Schober, Wien 1819. 
(1) S’kam përpara syvet një komunikatë që të rrëfejë besnikërisht dhe kthiellёsisht naturën dhe sasinë e dëmevet; po me gadi dhe me afëro munt të them se, në katundet Romanat, Kacmal, Buzaxhias, Muçe, Juri, Shkalla, Kërçukej…. janë prishurë 140 shtëpi.
(2) Sismograf është një instrument që shënon dhe shkron tërmetet, duke caktuar dhe orën ekzakt të ngjarjesё, me anë të një sahati. Sismologjik, nga fjala greqishte sismos, do me thënë dituri e tërmetevet.
(3) Tërmeti i Tepelenës ngjau më 26 Nëntor 1920, ora 11 para dreke. Pas një statistike zyrtare dëmet njerëzish në atë krahinë janë:
Në Tepelenë 91 të plagosur, 41 të vrarë; Bënçë: 50 të piagosur, 10 të vrarë; Damës: 4 të plagosur, 2 të vrarë; Kashisht: 4 të ptagosur, 1 i vrarë; Zhabokikë: 2 të plagosur, 3 të vrarë; Krahës: l i vrarë; Dragot: 4 të plagosur, 1 i vrarë; Mamëliaj: 15 të plagosur, 8 të vrarë; Kukaj: 1 i vrarë; Buzi: 2 të plagosur; Luftinjë: 4 të plagosur; Salari: 2 të plagosur, 1 i vrarë; Dhëmblab:10 të plagosur, 1 i vrarë. Total 188 të plagosur dhe 70 të vrarë 
Për dëmet e Elbasanit kam gjetur këta shënime: 16 të vrarë, 156 të plagosurë; gjithë shtëpit prej guri shembur, ose sakatuarë.
(4) Ditën e tërmetit të 17 Dhjetor 1926, një karocar vente nga Tirana në Durrës; kuajtë qëndruan për njëhere, dhe refuzuanë të ecin, sadoqë u binte me kërbaç. Karocari vetëm kur erdhi në Shjak e mësoj se kishte rënë tërmet.
Thuhetë se, para të ndjehet tërmeti, minjtë, urithët, hardhjeshkat, gjërpërinjtë, dalin nga vrimat dhe zënë të bredhin mbi tokёn. Në Napoli qënka vrejturë se thnegllat lanë folen’ e tyre, disa orë përpara, në tërmetin që ngjau më 26 Korrik 1805, dhe karkalecët u sulë drejt zallit të detit, kur pishqët u afëruanë me shumicë të madhe afrë bregut. Një gjë e vërejturë me sigurim më të math ështё frika që i zë kafshët në kohë të katastrofës: në një tërmet që ngjau në Viege (Svicrë) më 1855, zoqtë e egrë, ata që ikin prej njeriut, u afruanë ne shtëpit dhe u mblodhë mbi drurët duke qarë dhe uluritur. Dallëndyshet u larguanë prej ati vëndi, dhe, disa ditë bretkosat nukë kërkatnë.
(Marrё nga revista “Diturija”, 1 frur (shkurt) 1927, nr. 4. Fotografitё nuk janё tё revistёs)