Një 38-vjeçar është proceduar penalisht pasi është kapur nga strukturat doganore Durrës me kafe kontrabandë në marketin e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimit Financiar-Ekonomik në DVP Durrës, në bashkëpunim me strukturat doganore Durrës, proceduan penalisht për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasin A. Sh., 38 vjeç, banues në Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në marketin e tij në Fushë Krujë, u gjet një sasi kafeje kontrabandë.”, njofton policia.Struk
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.