Berberi serb bëhet “hit” në rrjetet sociale, portrete futbollistësh te kokat e tifozëve

14/06/2018 - 12:58

Një berber në Serbi i quajtur Mario Hvala ka gjetur mënyrën sesi të bëjë sensacion në prag të Botërorit që nis nesër në Rusi.

Me artin që krijon në kokën e klientëve të tij ai ka arritur të bëhet mjaft popullorë në rrjetet sociale. Kushdo që e frekuenton ka mundësinë të bëjë tatuazh në kokë idhullin e tij, një mënyrë kjo për të treguar edhe skuadrën që mbështesin në këtë botëror.

Edhe pse pjesëmarrëse do të jetë Serbia dhe Rusia futbolldashësit në qytetin e Novi Sad zgjedhin që në kokat e tyre të bëjnë portretet e Lionel Messi-t apo Cristiano Ronaldo-s.

“Duhen 5 deri në 7 orë për një portret. Kur bëra në kokën e dikujt Cristiano Ronaldo-n mora shumë komente pozitive dhe njerëzit ishin të habitur”, u shpreh Hvala për “AFP”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Trajneri Kristian Panuçi e pranoi që pas kësaj humbjeje jemi jashtë.

Sinjalizimi në ditët e shkuara nga gazeta franceze “L’Equipe” rreth një trukimi të mundshëm të ndeshjes ndërmjet PSG dhe Cervena Zvezda,

Klubi i futbollit të femrave në Brazil, Manikore, ka udhëtuar plot 12 orë për të luajtur në ndeshjen në transfertë në Manaus ndaj Atletik

Kosova u ndal në një barazim në ndeshjen e katërt në Ligën e Kombeve.

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme në transfertë me Izraelin ndeshjen e tretë të Grupit A (Liga C) të Ligës së Kombeve.

Momenti pozitiv që po kalon Dorados de Sinaloa në kampionat, mesa duket  e ka bërë Diego Maradona-n shumë euforik.

Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona me parametra zero në vitin 2020.

Humbja 3-0 përballë Holandës mbrëmjen e së shtunës ka bërë që Gjermania të regjistrojë dy nga statistikat më të dobëta në historinë e saj

Teuta vazhdon me përgatitjet, duke përfituar dhe nga ndalesa e kampionatit për të rifituar idetë dhe energjitë.

Sulmuesi i Kombëtares Shpresa, Fiorin Durmishaj është duke kaluar një moment mjaft të mirë te klubi i Panionios në kampionatin grek.