Racizmi është një nga problemet më të mëdha që ka futbolli në Itali dhe debatet kanë qenë të shumta si të ndalohet ky fenomen. Edhe pse racizimi është një çështje delikate, gazeta prestigjoze italiane “Corriere Dello Sport”, ka guxuar disi me faqen e parë të gazetës, ditën e sotme.

Titulli i së përditshmes sportive, ishte “Black Friday” (E premtja e zezë), e cila i dedikohet ndeshjes së nesërme mes Interit dhe Romës. Kjo gazetë ka nxjerrë në faqe të parë Romelu Lukakun dhe Kris Smolling, të cilën do vihen përballë njëri-tjetrit nesër në mbrëmje.

Kjo faqe ka shkaktuar polemika në Itali, teksa klubi i Romës me një postim në “Twitter” është “tërbuar” me atë kjo gazetë ka publikuar. Klubi e konsideron këtë titull racist dhe tashmë në gadishullin apenin bëhet fjalë për “hije” skandali.