Ëndrra e shumë tifozëve për të parë Leo Mesin dhe Kristiano Ronaldon në një ekip, ka mundësi të realizohet për sezonin e ardhshëm. Prej kohësh qarkullojnë lajme se Ronaldo mund të largohet nga Juventusi për të kaluar në një ekip tjetër.

Pikërisht për këtë arsye emri i tij para pak ditësh u lidh me PSG-në.Megjithatë tani eksperti spanjoll i futbollit, Gilem Balange, raorton se portugezi i është ofruar Barcelonës nga agjenti Zhorzh Mendes.

Ky i fundit thuhet se prej kohësh është në kërkim të një skuadre për portugezin dhe mendohet se ia ka ofruar Barcelonës.Raportohet që edhe Juventusi dëshiron të shpëtojë nga rroga e lartë e lojtarit, duke parë edhe krizën në skuadër, të krijuar për shkak të pandemisë.