Për futboll në këto moment të vështira për gjithë globin nuk mund të flitet në asnjë vend të botës. Tashmë vëmendja e të gjithëve është te koronavirusi ky armik i heshtur i globit që po merr shumë jetë njërëzish dita ditës.

Edhe stadiumet e futbollit që konsideroheshin si arenat e paqes dhe festës po kthehen në vatra për të shpëtuar sa më shumë njerëz nga ky virus famëkeq.

Pas Kroacisë që kthehu stadiumin e Zagrebit një gjë të tillë e ka bërë edhe Brazili që ka vendosur të kthejë në një spital për të kuruar të infektuarit me koronavirus, mitikun Maracana, një stadium që ka një kapacitet prej 78 mijë vendesh.

Të njëjtën gjë kanë bërë edhe në shumë qytete tjera, me klubet si Corinthians, Santos, Sao Paulo. “CNN” ka publikuar fotografi të një prej stadiumeve të rimodeluar, bëhet fjalë për Pacaembu Stadium i cili po kthehet gradualisht në një spital.