Buffon një hap larg rekordit, Juventus e shpërblen me rinovim

29/06/2020 - 15:33

Ndonëse me 42 vite mbi supe, Gianluigi Buffon nuk ka ndërmend të “varë dorezat në gozhdë”, madje nesër në mbrëmje mund të rishkruajë historinë, duke u bërë futbollisti me më shumë ndeshje në kampionatin italian.

Nëse Sarri do ta aktivizojë si titullar në sfidën përballë Genoas, atëherë kjo do të jetë sfida numër 648 për Buffon në një ndeshje të kampionatit italian, po aq sa ka luajtur edhe legjenda e Milanit, Paolo Maldini, i cili është futbollisti me më shumë ndeshje në Serinë A.

Në këtë mënyrë portieri legjendar do të rishkruante historinë, duke u bërë futbollisti me më shumë ndeshje në kampionatin italian, ndërsa forma e tij e mirë në takimet e fundit ka bindur drejtuesit e Juventusit që t’i ofrojnë rinovimin edhe për një tjetër sezon.

Kujtojmë që Buffon ka debutuar në Serinë A më 19 nëntor të 1995-ës, kur nuk kishte mbushur ende 18-vjeç, në sfidën Parma-Milan, të përfunduar në barazim 0-0, ndërsa më pas gjithçka është histori që mund të gdhendet me gërma të arta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Diego Armando Maradona mbetet një personazh i shumë bëmave jasht

Interi është gati t’i ofrojë Milan Skriniarin Manchester United për të bërë të mundur transferimin në Milano të sulmuesit francez të “Dja

Luis Suarez ka thënë se sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, do të ishte i mirëpritur në Camp Nou, duke e quajtur një lojtar me të vërte

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i dha të drejtë Man.City duke shfuqizuar dënimin e dhënë nga UEFA.

Futbollisti i Interit Marselo Brozoviç reagoi në mënyrë ironike ndaj heqjes së patentës së automjetit të tij dhe gjobitjes prej klubit pë

Drejtori sportiv i Romës Xhanluka Petraki është shkarkuar nga detyra që mban në klubin verdhekuq.

Simon Kjaer është futbollist i Milanit.Ashtu siç u paralajmëruar ditën e djeshme, klubi kuqezi ka shfrytëzuar opsionin e të drejtë së ble

Kombëtarja Shqiptare U-19, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka filluar nga sot grumbullimin dhe seancat stërvitore në qytetin e Durrës

Pavarsisht humbjes së thellë 3-0 ndaj Kukësit në kampionat, pak ditë më parë, trajneri i Teutës Edi Martini ka besim se gjysmëfinalja e k