Antonio Conte, në përfundim të derbit me Milanin në Kupëm e Italisë, u shpreh se zikaltrit e merituan fitoren. Gjithashtu, trajneri zikaltër, foli për reagimin e Lukakut dhe rëndësinë e golit të Eriksenit.

“Këto janë ndeshje derbi, nuk është kurrë shëtitje. Ne e ndienim shumë, edhe ata. E merituam këtë këtë fitore për tifozët, sepse e ndienim mbështetjen e tyre. Tani le të përqendrohemi te Benevento.”

Episodi Lukaku-Ibra: “Nuk kam folur me të dhe nuk e kuptova se çfarë ndodhi. E di që gjatë lojës mund të ndodhë që të ketë situata mbi krye, e rëndësishme është që gjithçka të mbyllet aty. Nga njëra, isha i kënaqur kur e pashë duke përplasur me një fitues si Ibra. Ai po rritet nga pikëpamja e karakterit dhe është e rëndësishme për ne. Nëse ai zemërohet herë pas here, do të isha i lumtur.”

Eriksen, vendimtar: “E kam përsëritur për një muaj rresht, askush nuk do të mbërrijë dhe askush nuk do të largohet. Me Eriksenin po punojmë nga një këndvështrim taktik për të gjetur një alternativë për Brozovicin dhe ai mund ta bëjë këtë. Është inteligjent, ka cilësi dhe është pjesë e projektit tonë. Jam i lumtur që ai shënoi këtë gol, i cili shpresoj se do t’ia çlirojë. Ai është një djalë tepër i mirë dhe i pastër”.

Në garë për dy objektiva: “Bilancin ua lë të tjerëve, unë kam pritshmëri. Njerëzve u duhet dhënë kohë për të punuar dhe ne po bëjmë gjëra të rëndësishme. Kur bëhen analizat për Interit, gotën e shohin gjithmonë gjysmë bosh, por ne duhet të punojmë dhe të bëjmë më mirë.”