Në qershorin e vitit të kaluar një aksident fatal me makinë i mori jetën ish-futbollistit të Arsenal, Real Madrid e Seviljes, Hoze Antonio Rejes. Spanjolli ishte në makinë së bashku me dy kushërinjtë e tij, teksa njëri prej tyre gjithashtu pati një fund fatal.

Por, thuajse pas një viti, ka dalë dhe është publikuar edhe ekspertiza duke saktësuar se shpejtësia por edhe shpërthimi i gomës së pasme të Mercdedezit ishin shkaktarët kryesor të vdekjes së Rejes.

Spanjolli po udhëtonte me 187 kilometra në orë, ndërkohë që goma e pasme që solli problemin thelbësor, kishte pasur probleme pak ditë më parë dhe ishte dërguar në servis, por mesa duket nuk ka marrë trajtimin e duhur.