Djali i Maradonas i bën një kërkesë specifike Lionel Messit

03/12/2020 - 16:51

Lionel Messi është nxitur nga djali i Diego Maradonas që të heqë dorë nga fanella e tij me numrin 10 në Barcelonë si një nderim për legjendën argjentinase.

Fituesi i Kupës së Botës më 1986 vdiq javën e kaluar pas një arresti kardiak, me botën e futbollit duke mbajtur zi për humbjen e një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave.

Ndërsa menaxheri i Marseille Andre Villas-Boas e nxiti FIFA-n të tërheq fanellën me numrin 10 krejtësisht, dhe tani Diego Armando Maradona Sinagra u bëri jehonë këtyre pikëpamjeve duke bërë thirrje publike për Messin dhe Barcelonën të tërhiqnin numrin për nder të babait të tij.

"Në skuadrat ku ai luajti, unë mendoj kështu, përfshirë Barçën. Unë nuk kam asnjë dyshim", tha djali i Maradonas për "Mundo Deportivo" kur iu sugjerua që fanella me numrin 10 mund të dilte në pension në të gjitha ish-klubet e babait të tij dhe nga Kombëtarja e Argjentinës.

Fanela me numrin 10 është bërë sinonim në të gjithë futbollin jo vetëm argjentinas por në të gjithë botën për shkak të stilit të lojës që shfaqte Maradona. Messi e ka trashëguar numrin dhe tani diskutohet rregullisht në të njëjtën frymë si Maradona që ndjek karrierën e tij legjendare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ëndrra e çdo fëmije që dëshiron të bëhet futbollist, është të vijë momenti të luajë, shënojë dhe fitojë trofe me skuadrën e zemrës.

Shqipëria rendit e dyta në klasifikimin e përgjithshëm ekipor të SES Cup, aktivitet që u mbajt në Kolashin të Malit të Zi.Kombëtarja Shqi

Sulmuesi 19-vjeçar me origjinë nga Skënderaj i Kosovës, Leon Dajaku ka lënë Bayernin e Mynhut për t’u transferuar te skuadra kryeqytetase

Australia Open ka marrë një goditje të rëndë pasi 47 tenistë duhet të qëndrojnë për dy javë në karantinë, pa u praktikuar dhe stërvitur a

Pas Rebiç dhe Kruniç të cilët dolën të infektuar me COVID para ndeshjes me Juventusin, te Milan është rikthyer sërish ankthi prej virusit

Në pritje për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me shitjen e Interit, “Suning” do të respektojë angazhimet e marra për sezonin 2020-2021.K

Fitorja ndaj Bylisit të premten, i ka dhënë mundësinë lojtarëve e stafit të Teutës që të shohin me qetësi e të analizojnë ndeshjet e të s

Drejtori i durrsakëve, Sulejman Starova, po shikon për ndonjë lojtar të spikatur, të cilin mund ta afrojë te Teuta.