Në hotel "Adriatik" në Durrës zgjidhet sot kreu i ri i Federatës Shqiptare të Futbollit.  

Në garë për këtë post janë presidenti aktual Armand Duka, deputeti socialist Bashkim Fino dhe ish-gjyqtari Shpëtim Hala. 

Armando Duka duke prezantuar platformën deklaroi:

"Gjendem këtu dhe njëherë për votëbesim tuaj për kreun e ri të FSHF-së. Jam krenar për atë që kemi arritur. Kemi përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën. Pretendojmë të shtojmë numrin e të rinjve. Nuk mund të lë pa përmendur investimet në dy stadiumet, atë të Elbasanit dhe të Shkodrës. Jemi përfaqësuar me nivel ndërkombëtar me skuadrat tona, duke siguruar dhe klubet. Një sistem të mirëfilltë për trajnerët. Më lejoni të përmend këtu, pranimin e federatës kosovare në FIFA dhe UEFA. Jo pa qëllim e lashë për në fund. Pjesëmarrja në Euro 2016 ishte maja e ajsbergut. Në tërë këto vite, sfidat më janë kthyer në një normë punë. Presidenti duhet të loboj, dhe unë këtë kam bërë. Të jemi të sinqertë nuk kanë mjaftuar 1, 2 apo 4 vjet. Në një vend të vogël, nuk dua të heq dorë, pasi planifikim ngelin në mes.  

Ndaj un kërkoj voten tuaj. Unë një ish-president pasi po ia heq petkun, pasi po kandidon kundër një deputeti, që nuk pranoj të hiqte dorë nga politika. Sot nuk po votoni për Armand Dukën po votoni për futbollin shqiptar. Ju që do të votoni keni përgjegjësi të madhe. Do të ishte papëgjegjshmëri t'ia lini në dorë një eksperimenti, një politikani, tifoz futbolli apo një klani të kufizuar politik."