E ardhmja pas futbollit, Ibrahimoviç synon…Ajaksin

15/07/2019 - 15:01

Zllatan Ibrahimoviç është në vitet e fundit të karrierës së tij si profesionist. Futbollisti suedez së shpejti do të mbushë 38 vjeç dhe është e qartë që duhet të mendojë të ardhmen pas futbollit.

I pyetur nga gazetarët amerikanë për planet e së ardhmes, Ibrahimoviç u përgjigj si gjithmonë me doza të larta arrogance dhe humori.

“Zakonisht nuk kthehem në klube ku kam luajtur në të shkuarën, por kur të mbyll karrierën mund të bëhem një ndër drejtorët e Ajaksit. Jam i sigurt se do të bëja një punë më të mirë se çdokush tjetër që ndodhet atje tani”.

Ibrahimoviç luajti për tri vite te Ajaksi gjatë periudhës 2001-2004. Momentalisht dy figurat kyçe të klubit të “harkëtarëve” janë dy ish-lojtarë të shquar si drejtori ekzekutiv Edvin van der Sar dhe drejtori sportiv Mark Overmars.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Paulo Dybala është pa diskutim njeriu i momentit te Juventus.

Pas triumfit të Boris Johnson, Britania po afrohet akoma dhe më shumë me Brexit.

Roma nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 përballë austriakëve të Wolfsberger, duke u kualifikuar e dytë e grupit në fazën e 1/16-ave të

Milan transferoi në merkaton e verës, Ante Rebic nga Frankfurti.Futbollisti mendohej se do të ishte një goditje e rëndësishme, por në baz

Humbja ndaj Kukësit me rezultatin 4-0 ka rezultuar fatale për trajnerin e Teutës, Bledi Shkëmbi.

Trajneri i Teutës Bledi Shkëmbi nuk pranoi të justifikonte humbjen e thellë të skuadrës së tij 4-0 ndaj Kukësit në javën e 15-ë të kampio

Kukësi nuk e shpërdoron mundësinë për të marrë kreun e renditjes, me shansin që iu dha nga Tirana, që triumfoi 1-2 në derbin e kryeqyteti

 Julian Nagelsman është një nga emrat më interesantë që ofron aktualisht trajningu botëror.

Në sezonin e tij të 4 në krye të Manchester Cityt, ecuria e Pep Guardiolës ka qenë disi e komplikuar.

Pas derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës ku bardheblutë dolën triumfues, paardhur edhe reagimi i Zv/kryeministrit të Shqipëri