Mesfushori Joao Mario pritet të largohet në përfundim të këtij sezoni nga Interi. Portugezi, i cili asnjëherë nuk u ambientua siç duhet në Milanon zikaltër, mund të rikthehet në vendlindje, duke veshur fanellën e Portos, ose mund të transferohet në Principatë te skuadra e Monaco-s.

Kontrata e 26-vjeçarit me klubin zikaltër përfundon në vitin 2021, por hapësirat e pakta në formacion mund të sjellin largimin e tij. Joao Mario u bashkua me Interin në verën e vitit 2016 për 40 milionë euro nga Sporting Lisbona, ndërkohë që për kartonin e tij, italianët pretendojnë të paktën 18 milionë euro.