Ronaldinjo e ka mbyllur me futbollin dhe sigurisht që magjia të cilën ai ka dhuruar për vite të tëra në fushën e lojës është vështirë të shqitet nga kujtesa e sportdashësve dhe fansave të tij.

Por, pasi ka varur këpucët në gozhdë, ish-ylli i Brazilit dhe i Barcelonës është rikthyer që të bëhet pjesë e kronikave për skena jo shumë të bukura, ndonëse këto duhet ende të vërtetohen.

Lajmi i fundit që vjen nga Brazili, flet për një denoncim publik që është bërë ndaj Ronaldinjos nga ish-e dashura e tij, Prishila Koelho.

Në një intervistë, ajo tregon se në dhjetor të vitit 2018, ajo e ka gjetur ish-fantazistin nën shoqërinë e një vajze tjetër, por reagimi i Ronaldinjos ka qenë shumë i ashpër, aq sa e ka shtyrë me forcë Prishilën, duke e “fluturuar” në oborrin e fqinjit, gjë që i kishte shkaktuar disa shembje modeles braziliane.