Në minutën e 8’ Muller ishte në qiellin e shtatë. Pas një krosi nga Walace, mesfushori godet me të djathtën duke kaluar Hamburger SV në avantazh në ndeshjen debutuese të sezonit. Disa sekonda më vonë ndodhi fatkeqësia. Teksa po kërcente si një balerin gjatë festimit ai përndrydh gjurin e djathtë.Gjithsesi, pas trajtimit të mjekëve ai rikthehet në fushë. Por u vu re se ai nuk vraponte aq lirshëm si më parë.

Kjo për shkak të dhimbjeve, dhe në minutën e 15’ bëri me shenjë se nuk mund të vazhdonte më tej dhe si pasojë u zëvendësua me Aaron Hunt. Akoma nuk dihet niveli i dëmtimit. Nesër ai do t’i nënshtrohet rezonancave në gju për të kuptuar se sa i rëndë është. Një moment fatkeq për Muller, i cili ka një kontratë deri në 2018 me HSV.