Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fushën e Shakhtar Donetsk, ku drejtuesit e saj janë habitur nga ajo që kanë gjetur në fushën e blertë. Bëhet fjalë për disa vrima të hapura në stadiumin “Kharkiv” nga urithët. 

Përgjegjësit e mirëmbajtjes së fushës kanë filluar menjëherë të merren me problemin dhe kanë gjetur edhe "keqbërësit". 

Pas kësaj pritet që çdo gjë të jetë në rregull për t’u zhvilluar ndeshja e të mërkurës në kuadër të Ligës së Kampionëve mes Shakhtarit dhe Hoffenheimit, të cilat i takojnë Grupit F.