Gjatë ndeshjes Barcelona-Olympiacos (3-1), ne mundëm të shihnim Leo Messin që fut diçka në gojë, por imazhet televizive nuk janë aq të mira, sa të dallojnë se çfarë ishte.

Së pari, duket se ishte një tabletë glukoze, sipas gazetarit të “Catalunya Ràdio”, Ricard Torquemada. Më vonë nuk shihet asgjë për t’u përtypur, kështu që teoria që ajo ishte një diçka e ngurtë është përjashtuar. Është e habitshme se ai nuk e bëri atë veprim në minutën e dhjetë të ndeshjes, ndaj lind pyetja: Përse të merrte një tabletë glukoze vetëm pas ndeshjes?

I njëjti gazetar shpjegoi: “Pas 15 minutave të para ai ka një përpjekje fizike, çka ndodh kur muskujt janë më të hapur”

Po ku e mori atë tabletë glukoze në mes të fushës? E pra, mundësia e vetme është se ai e mbajti atë të fshehur në çorape (geta), veçanërisht në këmbën e tij të majtë, në lartësinë ku mbarojnë mbrojtëset e këmbëve.

Pas takimit, Ernesto Valverde, i pyetur në lidhje me këtë çështje, bëri mbrojtjen e tij: “Nëse ka marrë një tabletë glukoze, nuk kam asnjë ide. Ndoshta e mori dhe shënoi! Po i them të marrë edhe një tjetër…”