Skena absurde në sfidën mes Evertonit e Lionit në Europa League. Një debat mes dy lojtarëve është kthyer në një sherr masiv me pjesëmarjen e të gjithëve. Protagonistë edhe tifozët, që marrin pjesë në “festë”, aq sa duket edhe një person me fëmijë në krah që bën detyrën, duke goditur edhe ai.

Takimi i vlefshëm për fazën e grupeve të Europa Ligës, u mbyll me rezultat 1 me 2 në favor të francezëve, por që pati edhe trazira mes futbollistëve.Williams, kapiteni i Evertonit u kap keq me ish-lojtarin e Chelseat, Traore – e krejt kjo “përleshje” ku pati edhe disa goditje u bë afër tifozëve, të cilët e patën të lehtë të shpërndajnë grushte në drejtim të futbollistëve mysafirë.

Për fat të mirë në këtë incident nuk pati të lënduar, ndërsa gjyqtari i ndeshjes nxorri vetëm dy kartona të verdhë.UEFA ka hapur nja hetim në ngarkim të të dyja ekipeve, por më shumë rrezikon Evertoni, për organizim të dobët dhe mungesë kontrolli mbi tifozët.