Pas fitores me “poker” ndaj Bylisit në stadiumin “Niko Dovana” me rezultatin 4-0, trajneri i Teutës, Edi Martini ka folur duke analizuar këtë takim:

“Pavarësisht ecurisë që nuk e kemi patur aty ku duhet, kemi vetëm 3 humbje dhe nuk na mund njeri lehtë. Çdo ndeshje nuk i përgjigjet një ndeshje tjetër. Në pjesën e parë qarkulluam topin, në pjesën e dytë nuk kishte histori duke parë dhe golat.

Është shume rëndësishme java që vjen duke patur parasysh që kemi ndeshje shumë të vështirë ndaj Kastriotit, po ashtu dhe Partizani me Tiranën që janë në luftë për kreun apo edhe Kastrioti që lufton për mbijetesë.

Laçi dhe Vllaznia janë në luftë për titull, por humbja ndaj Kukësit e ka zbehur disi luftën për ta. Golat janë pjesë e rëndësishme dhe për golavarazhin dhe qetësinë që duhet të kenë në fund të kampionatit, unë nuk i vë faj sulmuesve kur fitojmë dhe humbim e bëjmë si ekip.

Presidenti ka dhënë premio të mirë, por paraja nuk të bën të lumtur për ne sepse premio është në plan të dytë për ne. Normalisht presioni ndihet, por kemi një grup të mirë lojtarësh që presioni nuk ndihet.”