Mediat serbe pretendojnë se Partizani i Beogradit ka marë një sërë provokimesh në takimin që u zhvillua në “Elbasan Arena”.

Në fillimin e takimit nga tifozët shqiptarë është shpalosur një flamur gjigand kuqezi dhe kjo sipas serbëve është një provokim i hapur ndaj futbolllistëve.

Por ajo që i irriton më shumë janë këngët e tifozëve. “Kurir” raporton se mbështetësit shqiptar kanë kënduar përgjatë gjithë minutave “Kosova është zemra e Shqipërisë”, diçka e turpshme sipas tyre.