Portieri i Teutës Stivi Frashëri arriti të mbronte fitoren e skuadrës durrsake duke i mohuar Bylisit arritjen e barazimit.Pas fitores minimale 1-0 kundër ballshiotëve, gardiani i “djemve të detit” i bëri apel ekipit të përmirësojë paraqitjet në fushë sepse pritshmëritë janë më të mëdha për këtë sezon.

Frashëri pranoi se ka luajtur i dëmtuar dhe i është dashur të sakrifikojë për skuadrën.

“Fitorja e parë për 2020 – Paraqitja jonë nuk ishte në nivelin më të mirë, presim më shumë. Pikët të detyrojnë të bësh atë paraqitje në fushë. Kam luajtur i dëmtuar, dy ditë nuk kam bërë stërvitje. I falënderoj të dy trajnerët e portierëve Rizvanin dhe Fredin. Duhet të sakrifikosh për skuadrën. S’kam qenë në 100%-shin tim më të mirë. Nuk kam si objektiv të bëj fotografi dhe të japë shfaqje.

Pritshmëritë – Shpresoj që në ndeshjet e ardhshme të japim më shumë sepse kemi shumë potencial.Vështirësia për të shënuar – E kemi patur të vështirë fazën e finalizimit. Goli i dytë do të na jepte sa më shumë qetësi”, përfundoi portieri i Teutës Stivi Frashëri.