Zlatan Ibrahimoviç, në moshën 39 vjeç, do të rikthehet në ekipin kombëtar të Suedisë. Pas flirtit me trajnerin Jan Anderson për shumë kohë, kthimi i shtatlartit është konfirmuar.

Sipas “FutbolDirect”, pretendohet se sulmuesi do të grumbullohet për kualifikimet e Kupës së Botës të Suedisë këtë muaj. Suedia do të ndeshet me Gjeorgjinë dhe Kosovën, dhe një miqësore kundër Estonisë.

Lista e të grumbulluarve do të shpallet në 18 mars, por Ibrahimoviç tashmë ka siguruar një vend. Suedezi është aktualisht i dëmtuar, por me shumë mundësi do të kthehet në ndeshjen e dytë për Milanin kundër Mançester Junajtid më 18 mars.