Gattuso: Maradona më i rëndësishëm se “Shën Gennaro”, prej tij shumë njerëz quhen Diego!

27/11/2020 - 14:37

Fjalë “mjalti” të Genaro Gattusos për Diego Armando Maradonën. Pas fitores ndaj Rijekas një sukses në nder të numrit 10 ose “Dorës së Zotit” siç e njohin një pjesë e njerzëve, trajneri i Napolit foli pikërisht për legjendën argjentinase, duke e ngritur në qiell madhështinë e tij.

“Kam pasur mundësinë shumë herë të flas dhe të darkoj me të. Diego nuk do të vdesë kurrë sepse ka bërë gjëra të jashtëzakonshme. Ai do të mbetet gjithmonë i gjallë, dhe nëse ka bërë ndonjë gabim në jetën e tij private. Ky qytet nuk ka thithur ajrin e zakonshëm këtë herë. Ishte një humbje e madhe, por ai kurrë nuk do të vdesë. Maradona është një legjendë. Tani ai ka ikur nga kjo bote dhe do t’u bëjë shoqëri shumë njerëzve, si motra ime. Ne duhet të punojmë. Në qytet do të flasim për këtë për një kohë të gjatë.

Maradona nuk ishte vetëm lojtari që fitoi, por edhe krenaria e këtij qyteti, duke veshur fanellën e tyre dhe përfaqësuar një popull të tërë. Shumë djem quhen Diego për nder të tij. Unë mendoj se Maradona është më i rëndësishëm edhe se Shën Gennaro”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Reshjet e dendura të dëborës që kanë rënë ditët e fundit në qarkun e Korçës, e kanë bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes së kampionatit

Zgjedhjet për presidencën e Barcelonës pritet të zhvillohen më 7 mars 2021.

Lajm i keq nga Baseli për mesfushorin e Kombëtares Shqitare, Taulant Xhaka.

Lorenco Vila e sheh si rrjedhë logjike fitoren ndaj Bylisit.

Ildi Gruda shënoi dje golin e tij të parë në Kategorinë Superiore.

Teuta mori fitoren e parë në kampionat në shtëpi, teksa mposhti me rezultatin 2-0 Bylisin.

Një ndeshje e bukur në Durrës, me Teutën që fiton dhe tashmë është në vend të dytë duke ndjekur Vllazninë “këmba këmbës”, ndërsa Bylisi k

Zinedine Zidane premtoi se Reali i Madridit do të fitonte një tjetër trofe gjatë këtij muaji, pikërisht atë të Superkupës së Spanjës, por