Pronari i Mançester Sitit, Sheiku Mansur, ka blerë në mënyrë sekrete trofeun më të vjetër që ka mbijetuar nga kompeticioni më i vjetër i futbollit në botë, Kupës FA, për 760 mijë paund.

Bashkëpronari i Uest Hemit, Dejvid Gold, i cili ishte në pronësi të trofeut që është përdorur nga viti 1896 deri në 1910, ka dashur ta shesë kupën që vitin e shkuar dhe ajo rrezikonte të përfundonte jashtë Britanisë.

Por, Mansur nuk donte që trofeu i dytë i këtij kompeticioni të përfundonte jashtë, duke qenë se është edhe kupa që Siti fitoi për herë të parë në vitin 1904, prandaj e bleu atë. Deri tani, kjo kupë ishte ekspozuar në Muzeun e Historisë së Futbollit dhe Mansur ka vendosur që ta lërë atje.