Në Itali, në momentin që këndohej himni i Champions League në ndeshjet kur Napoli luante në fushën e tij, ishin regjistruar disa lëvizje sizmike për shkak të brohoritjes së madhe që 70 mijë shikuesit në stadiumin “San Paolo” bënin në momentin e mbylljes së këngës.

Por kjo gjë është verifikuar edhe në City of Mexico, në momentin që Lozano realizoin golin e fitores ndaj Gjermanisë, në ndeshjen e botërorit “Rusi 2018”.

Sipas “Sismo Detector”, toka në Meksikë është dridhur fuqishëm në momentin që lojtari ka realizuar golin ndaj Gjermanisë, si pasojë e brohoritjes së madhe që kanë lëshuar miliona fansa njëkohësisht, duke bërë tokën të pësonte një tërmet të vërtetë.

Tërmeti, me magnitutë 4 ballë, është regjistruar në orën 10:34 me orën lokale të Meksikës.