Sezonin i katërt në pankinën e Mançester Sitit, duket se do të jetë i fundit për Pep Guardiolën, te skuadra angleze.

Spanjolli ka një kontratë deri në vitin 2021, por sipas “Mirror”, Guardiola do ta prishë dhe do të largohet. Siç raporton media britanike, bashkëshortja e tij Kristina dhe vajza e tij e vogël, janë kthyer në Spanjë, fakt që duket se e mban “peng” trajnerin.

Përpara disa ditësh, në mediat gjermane, qarkulloi lajmi se Guardiola mund të kthehej te Bajerni, gjë që tashmë lidhet më së miri me raportimet nga Anglia.

Por, në Angli nuk përjashtojnë asnjë mundësi, që Juventusi të jetë skuadra e ardhshme e teknikut të suksesshëm spanjoll, që u kërkua me ngulm nga “Zonja” në verën e shkuar.