Pozitat e Pep Guardiolës në stolin e Manchester City-t nuk janë aq stabël si më parë, sidomos pas eliminimit që pësuan “qytetarët” në edicionin e kaluar të Champions League ndaj Lyon dhe fillimi i dobët që Citiziens i kanë bërë sezonit të ri në Premier League.

Për këtë arsye mediat së fundmi kanë publikuar lajmin e bujshëm se trajneri spanjoll mund të shkarkohet nga stoli i Manchester City-t, madje kanë zbuluar edhe emrin e pasuesit të tij në stol që mund të jetë me shumë mundësi Mauricio Pochettino.

Nëse kjo ndodh do të ishte vërtetë diçka e bujshme pasi Guardiola në asnjë rast gjatë karrierës së tij nuk është shkarkuar nga detyra si trajner. Aktualisht katalanasi ka nisur sezonin e tij të 5-të në krye të Manchester City-t me objektivin për të rikthyer titullin kampion te Citiziens dhe t’i shkojë deri në fund UEFA Champions Leagues.