I vdiq vëllai, Kante ka frikë të rikthehet në fushë. Ylli i Çelsit mund ta humbë sezonin

23/05/2020 - 16:46

Çelsi është gati ta lejojë N’Golo Kantenë që të mos luajë më këtë sezon, nëse ai vazhdon të ketë frikë për të zbritur në fushë prej koronavirusit.

Mesfushori francez mungoi me lejen e klubit në stërvitje ditën e mërkurë, pasi tha se kishte ndjerë simptomat e “COVID-19” dhe do të ishte më mirë që të mos i bashkohej grupit në qendrën stërvitore “Cobham”. Ditën e enjte, kampioni i botës u pa të shkonte në kompleks ku iu nënshtrua edhe një testimi, por sipas “The Sun”, ai vazhdon të jetë i trembur.

Kante ka humbur vëllanë e tij si pasojë e një infarkti dhe trajneri Lampard është shprehur mbështetës për këtë situatë. Në fakt, të gjitha klubet e Premier Ligës kanë thënë se kush është nervoz, nuk do të detyrohet të luajë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Paris Saint Germain e ka përqendruar merkaton te lojtarët që luajnë në kampionatin italian dhe pasi arriti të blejë përfundimisht sulmues

Barcelona duket e vendosur për të marrë në “Camp Nou” sulmuesin argjentinas Lautaro Martinez, për t’i plotësuar dëshirën edhe yllit të sk

Klubi i Valencias reagoi pasi trajneri i Atalantës Xhan Piero Gasperini pranoi ditën e djeshme se ka qenë i infektuar me koronavirus.

Teksa Anglia po përgatitet për rifillimin e kampionatit, një ide e re është propozuar për të krijuar atmosferë te publiku, i cili do të n

Futbollisti i Shqipërisë dhe Osijekut Eros Grezda rrezikon të dënohet rëndë për shkak se akuzohet se ka goditur me grusht në kokë sulmues

Stivi Frashëri ka qenë gjatë karrierës së tij portier si në radhët e Tiranës, ashtu edhe të Kukësit.

Ndeshjet e mëdha të Premier Ligës angleze mund të luhen në fushë asnjanëse për të shmangur grumbullimin e turmave dhe jashtë stadiumit.

Inter mbetet në pritje për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me Lautaro Martinez, do të mund Barcelona të paguaj klauzolën e tij të largim

Në sezonin e mrekullive të Atalantës me skuadrën bergamaske që shkruajti historinë duke u kualifikuar në çerekfinalet e Champions League,

Telonevela Mauro Icardi që zgjati për më shumë se një vit mbyllet me një fund të lumtur për të gjitha palët.