Ibrahimovic ka zgjedhur Milanin, kontrata në detajet e fundit

10/12/2019 - 12:54

Zlatan Ibrahimovic ende nuk e ka zyrtarizuar skuadrën e tij të re, siç vepron zakonisht në rrjetet sociale, por që ka zgjedhur Milanin është tashmë e sigurt, nëse u referohesh fjalëve që u ka thënë miqve të tij.

Jo rastësisht, dje, koordinatori i zonës teknike në klubin e Bolognas, Walter Sabatini, tha se pista "emiliane" për Ibran ishte e mbyllur. Në realitet, mbeten edhe disa detaje ekonomike për t’u përcaktuar, që lidhen veçanërisht me rinovimin e mundshëm të kontratës pas përfundimit të sezonit aktual.

Gjiganti suedez nuk është i kënaqur nga oferta e parë e Milanit (dy milionë për gjashtë muajt e parë dhe katër milionë për sezonin pasardhës), e sidomos me formulën e saj, sipas të cilës palët do të jenë të lidhur në kontratë fillimisht vetëm për gjashtë muajt e parë, me mundësinë e zgjatjes së bashkëpunimit në varësi të ecurisë së skuadrës në kampionat.

Drejtuesit e "Djallit" mendojnë që propozimi i tyre është serioz, duke parë edhe situatën aktuale. Në këto momente, një staf konsulentësh i jashtëm, jo vetëm menaxheri Mino Raiola, që po punon për ta mbyllur sa më parë marrëveshjen.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Katër sezonet në Angli dhe ndryshimi i disa trajnerëve nuk i kanë shërbyer Pol Pogbasë për t’u rikthyer në nivelet stratosferike të kohës

Anulohet përfundimisht Maratona e Parisit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kualifikimi për në fazën gjysmëfinale bën me krahë presidentin e PSG, sheikun Nasser Al-Khelaifi.

Vetëm pak ditë më parë flitej për një rinovim milionerë me Juven por tashmë e ardhmja e Paulo Dibala rikthehet të jetë e paqartë.

Ëndrra e shumë tifozëve për të parë Leo Mesin dhe Kristiano Ronaldon në një ekip, ka mundësi të realizohet për sezonin e ardhshëm.

Blagoja Todorovski ka nënshkruar kontratën e re me Teutën.

Blerim Krasniqi është zyrtarisht futbollist i Teutës.

Teuta nuk ka pasur fat në short, teksa në turin e parë të Ligës së Europës do të ketë Beitar Jerusalemin, por pavarësisht kësaj, mesfusho