Ideja e fundit, kampionatet mbyllen më 15 korrik, Kupat e Europës luhen në verë!

26/03/2020 - 16:49

Këtë vit parashikohet një verë e nxehtë e mbushur me emocione dhe futboll. Edhe pse është diskutuar për përfundimin e parakohshëm të pjesës më të madhe të kampionateve në Europë gjasat janë që të luhet futboll gjatë gjithë verës. Në momentin që bota do të marrë frymë lirisht nga pandemia e koronavirusit, futbolli do të rifillojë dhe kampionatet do të luhen rregullisht deri në fund.

Ideja më e fundit e UEFA-s dhe krerëve të klubeve europiane është që kampionatet të rifillojnë në fund të majit dhe të luhen pa ndërprerje deri në mes të korrikut. Më pas do të jetë momenti i Kupave të Europës që do të rinisin në 18 korrik me ndeshjet e mbetura të raundit të 1/8-ave në Champions dhe Europa League.

Finalet e mëdha të këtyre dy kompeticioneve do të luhen në mesin e gushtit, ndërkohë që pas një pauze të shkurtër pushimesh skuadrat do të rinisin stërvitjet që sezoni i ri të fillojë pas datës 10 shtator. Nëse do të luhet me tifozë apo pa tifozë kjo do të varet nga përhapja e koronavirusit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Luis Muriel i ka frikësuar të gjithë në klubin e Atalantës, teksa gjatë kohës që po drekonte me disa nga miqtë e skuadrës, humbi ekuilibr

Motra e Cristiano Ronaldos, Elma Aveiro, fut në telashe familjen e CR7.

Lionel Mesi është në hije ose të paktën kështu duket. Argjentinasi nuk është më i njëjti që pas rifillimit të kampionatit spanjoll.

Marash Kumbulla është një nga lojtarët më të spikatur ne Serinë A, ku ka treguar paraqitje shumë të mira me Helas Veronën.

Union Berlini është i vendosur që të kthejë tifozët në stadiume, duke premtuar se do të mbulojë shpenzimet për të kryer testimin për COVI

Një tifoz vetëm 12 vjeç është arrestuar pasi ofendoi në Instagram me shprehje raciste sulmuesin Wilfried Zaha para ndeshjes Aston Villa –

Teksa poston një foto me ish-trajnerin e Kombëtares, Gianni De Biasi, Presidenti Ilir  Meta thotë se tani me Azerbajxhanin përveç TAP-it

“Lautaro është shumë pranë Barcelonës? Absolutisht po. Marrëveshja është arritur? Absolutisht jo”.

Manchester City merr lajmin e madh nga Gjykata  Arbitrazhit Sportiv.