Infektimi me “COVID”, Klop: Dasma e vëllait moment special, do sqarohem privatisht me Salahun

22/11/2020 - 16:13

Jyrgen Klop refuzoi që ta kritikojë sulmuesin e tij Mohamed Salah, i infektuar me Koronavirus pasi mori pjesë në dasmën e vëllait të tij në Egjipt gjatë grumbullimin me kombëtaren. Trajneri i Liverpulit, tha përpara ndeshjes së nesërme kundër Lestërit, se ai nuk mund ta pengonte lojtarin e tij që të shkonte në dasmën e vëllait, ndërsa tashmë sulmuesi është rikthyer në Liverpul me një avion privat.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me të. Ai ndihet mirë dhe nuk ka simptoma. Nuk kam për të thënë asgjë publikisht për dasmën. Unë gjatë verës isha në Gjermani. Një shoku im spostoi festën e tij vetëm për mua. Do merrnin pjesë 50 vetë dhe në minutën e fundit unë vendosa që të mos shkoj. Në Gjermani lejohej në atë kohë. Por në vende të tjera ka më shumë presion social dhe dasma e vëllait është një moment shumë special. Unë duhet ta them se të gjithë lojtarët e mi janë shumë të disiplinuar. Ata e dinë situatën, por ndonjëherë nuk funksionon gjithnjë kështu. Pjesa tjetër është mes Salah dhe meje”, tha tekniku në konferencë.

Por përveç Salahut, “Reds”-at do të kenë mungesa të mëdha ndaj kryesuesve të Premier Ligës në takimin e nesërm. Në mbrojtje, Van Dajk dhe Xho Gomez rrezikojnë që të mos luajnë më këtë sezon, Robertson është në dyshim, Henderson dhe Trent-Aleksander Arnold janë gjithashtu jashtë, ndërsa i pyetur për situatën e Tiago Alkantarës, Fabinjos dhe Çembërleinit, tekniku gjerman tha: “Fabinjo dhe Tiago janë në rrugë të mbarë. Çembërlein është në rrugë të mirë. Janë më pranë rikthimit, por duhet të shohim nëse do të jenë mjaftueshëm afër për ndeshjen e kësaj fundjave”.

Dhe në një pyetje personale nga Xhemi Redknap, gjatë një interviste të gjatë për “Daily Mail” këtë të premte, se cili është sekreti i suksesit të tij si trajner, ish-tekniku i Dortmundit i tregoi: “Sepse unë kam mundur të bëj bashkë njerëz të mirë. Më pëlqen të dëgjoj. Më pëlqen të jem i interesuar. Jam shumë i mirë për t’i përmirësuar lojtarët. Kjo nuk më bën një trajner të shkëlqyer, por më bëri trajnerin që jam sot. Kjo është rruga. Vetëm në këtë mënyrë kuptoj unë. Unë jam i mirë në disa gjëra, por në të gjitha gjërat e tjera, burra dhe gratë që punojnë me mua janë më të zotë dhe unë jam mjaftueshëm i mençur sa të marr për bazë këshillat e tyre”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Barcelona është shumë pranë kolapsit financiar dhe një falimenti të mundshëm që do të shkatërronte për shumë vite klubin katalanas.

Teuta do të luajë nesër në 16:45 me Kastriotin, në duelin që vlen për javën e gjashtë të Superligës shqiptare.

Edi Martini, trajneri i Teutës, ka dalë sot në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Kastriotin.

Milan vijon formën e shkëlqyer edhe në Europa League. Kuqezinjtë mposhtën me përmbysje Celtic në ndeshjen e pestë të fazës së grupeve duk

Është hedhur shorti për ndeshjet gjysmë finale në Ligën e Kombeve që do të luhen përkatësisht në datat 6 dhe 7 tetor të vitit të ardhshëm

Tifozët më të rinj të futbollit me të drejtë mund të shtrojnë pyetjen: pse Diego Armando Maradona nuk e ka fituar asnjëherë Topin e Artë?

Lionel Messi është nxitur nga djali i Diego Maradonas që të heqë dorë nga fanella e tij me numrin 10 në Barcelonë si një nderim për legje

Ky është një sezon që nuk po shkon edhe aq mirë për Real Madrid. Los Blancos, pasi triumfuan me Interin, pësuan dy humbje radhëzi.

Ylli brazilian Nejmar, ishte protagonist në një veprim që po bën xhiron e internetit.

Goli ndaj ukrainasve ishte i 750-i në karrierë për portugezin, që për herë të parë në një ndeshje zyrtare e ka dërguar topin në rrjetë më