Interi nuk e ka harruar Luka Modriçin. Ëndrra e madhe e verës 2018 interiste, që në fund nuk u konkretizua, është rikthyer në modë në ambientet zikaltër.

 Sipas raportimeve të së përditshmes spanjolle “Sport”, në fakt, klubi i “Suning” do të rikthehet në sulm për mesfushorin kroat me kërkesë të Antonio Kontes: tani lojtari mund të largohet nga Reali i Madridit më lehtë krahasuar me një vit e gjysmë më parë, duke konsideruar 35 vitet që do të mbushë në vitin 2020 dhe kontratën që i skadon në 2021- shin.

“Galaktikët”, vijon i njëjti burim, do të dëgjojnë Interin qershorin e ardhshëm dhe mund të marrin në shqyrtim opsionin për ta lënë të lirë.