* Me fillimin e ndeshjes nisin edhe reshjet e lehta të shiut, por kjo nuk i pengoi trajnerët të cilët qëndruan vetëm në këmbë.

* Drejtori teknik i Teutës, Sulejman Starova, shpesh këshillonte skuadrën nga pankina, duke qenë shumë impulsiv. Në fund të sfidës këshilloi qendërmbrojtësit që të kishin kujdes, pasi krutanët po luanin me dy sulmues.

* Pasi dëgjon ankesat e durrsakëve, Ramazan Ndreu i drejtohet anësorit: “Jepja mor jepja penallti këtu në mesfushë, se e duan me zor…”.

* Në një moment kur zv.trajneri Rama po i tërhiqte vëmendjen Nuriut, Ndreu kthehet dhe i thotë kolegut: “Të lutem lëre se i hutojmë po t’i flasim të gjithë”.

* Pasi ishin bërë 3 ndërrimet, në nxehmje ishte ende Joan Çela. Ndreu i kërkon lojtarit të vijë, por ndihmësi i tij i shpjegon që janë bërë tri ndalesa për zëvendësime dhe nuk kanë më mundësi.

* Një punëtor fushe kishte veshur një fanellë blu dhe e pengonte për të parë mirë rreshtimin e lojtarëve të Teutës anësorin Koçiaj.