Pas pauzës për ndeshjet e kombëtares shqiptare, Kategoria Superiore rikthehet fundjavën tjetër me Federatën Shqiptare të Futbollit që ka përcaktuar edhe kalendarin e javës së 26-të, e cila do të luhet në dy ditë të premten dhe të shtunën.

Supersfida që do të përcaktojë edhe një pjesë të mirë të fateve për sa i përket titullit kampion ajo mes Kukësit dhe Partizanit do të zhvillohet të premten në orën 18:00 për të marrë të gjithë vëmendjen e mundshme.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 26

E premte, më 29 mars 2019

Ora 18:00 | Kukësi-Partizani

E shtunë, më 30 mars 2019

Ora 14:00 | Luftëtari-Skënderbeu
Ora 17:00 | Tirana-Laçi
Ora 17:00 | Teuta-Kastrioti