Java e 30-të mund të vendosë fatet e kampionatit!

19/04/2019 - 11:50

Për herë të parë në vitet e fundit kampionati shqiptar mund të mbyllë llogaritë kryesore shumë javë përpara fundit, duke nisur që nga xhiro e 30-të që zhvillohet e tëra të shtunën.

Matematikisht gara duhet të presë disa javë, por gjasat janë të mëdha që ekipet të dorëzohen këtë fundjavë, në mos janë dorëzuar. Partizani me 12 pikë përpara është thuajse kampioni i ri i vendit, me Kukësin që duket i dorëzuar në garën e titullit.

Të kuqtë janë të vendosur ta sigurojnë sa më parë trofeun dhe pse jo në Fushë Krujë ndaj Kastriotit, një fushë që përfaqëson një nga zonat më të njohura të tifozerisë së kuqe.

Nëse suksesi i formacionit të Skënder Gegës shoqërohet me një fitore të Tiranës ndaj Kukësit atëherë titulli është vetëm 3 pikë larg. Gërshetimi i përballjeve është i tillë me skuadrat që garojnë për mbijetesë, dhe në rast se regjistrohen rezultatet e mësipërme atëherë me shumë mundësi Kastrioti ngre flamurin e bardhë duke u dorëzuar në garën e mbijetesës, pasi Tirana do të largohej me 9 pikë.

Më e fortë parashikohet gara për zonën europiane, me Teutën, Flamurtarin, Skënderbeun, Laçin por edhe Kukësin që duhet të luftojnë për 2 vendet që të çojnë në Europë. Në këtë aspekt vetëm për europën gara pritet të qëndrojë e hapur pasi situata në klasifikim është kaotike dhe nuk nxjerr asnjë favorite.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mauro Icardi është padyshim një nga emrat më të spikatur të merkatos së kësaj vere.

Sezoni i ri i kampionatit italian do të startojë këtë fundjavë, ndërsa interesi këtë vit pritet të jetë tejet i lartë, për shkak të inves

Është e pamundur që Zhoze Murinjo mos të prodhojë polemika gjithmonë që ai jep ndonjë deklaratë.

Sporti i atletikës në Rusi është tronditur pasi kampionia e vendit Margarita Plavunova është gjetur e pajetë në anë të rrugës, në zonën e

Sezoni i ri i Kategorisë Superiore do të nis në “kaos”.

Roma arriti akordin me Chelsean, për të marrë në huazim me të drejtë blerjeje mbrojtësin italian Davide Zapacosta, i cili luante prej dy

Një ngjarje e shëmtuar është regjistruar në Bern të Zvicrës, para fillimit të ndeshjes mes Jang Bojs dhe Crvena Zvezdës.

Manchester United po përballet me një faturë të kripur prej 36 milionë paundësh nëse huazimi i Alexis Sanchez tek Inter Milan bëhet i për

Pas afrimit të sulmuesit ganez Sasid Abdul Khalid, Teuta ka bërë një tjetër lëvizje të rëndësishme në prag të sezonit të ri.

Teuta duket se ka bërë një përforcim cilësor në repartin e avancuar.Është klubi i Prishtinës në Kosovë, që njofton mbylljen e bashkëpunim