Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka humbur aspak kohë duke publikuar oraret kur do të luhen 4 sfidat e javës së 31-të. Duke patur parasysh faktin që të mërkurën do të luhen gjysmëfinalet e para të Kupës së Shqipërisë, të shtunën e ardhshme do të luhet vetëm një takim ai mes Partizanit dhe Laçit, ndeshja e vetme në kalendar ku asnjëra mes dy skuadrave nuk është e impenjuar në gjysmëfinalet e Kupës.

Partizani-Laçi do të luhet të shtunën në orën 19:00, ndërkohë që 3 sfidat në program për të dielën do të zhvillohen në dy fasha të ndryshme oraresh. Në orën 16:00, Luftëtari do të presë në Gjirokastër, Tiranën në një duel të drejtpërdrejtë për mbijetesën ndërkohë që Kukësi do të presë Teutën në Kamëz. Në mbrëmje në orën 19:00 në Korçë do të luhet supersfida Skënderbeu-Flamurtari.

Kategoria Superiore –  Java 31

E shtunë, më 27 prill 2019
Ora 19:00 | Partizani-Laçi

E diel, më 28 prill 2019

Ora 16:00 | Luftëtari-Tirana
Ora 16:00 | Kukësi-Teuta
Ora 19:00 | Skënderbeu-Flamurtari