Humbja 0-2 e Mançester Junajtid ndaj Kardifit, që kishte siguruar rënien nga kategoria, acaroi tej mase tifozët e kuq, teksa kanë sulmuar futbollistët pas ndeshjes.

Shënjestra kryesore e tyre ka qenë mesfushori Pol Pogba, i cili është ofenduar nga fansat e Mançesterit teksa po largohej drejt dhomave të zhveshjes. Tifozët dëgjohen duke i thënë “you’re fucking shit” (je një copë m**i), si dhe i sugjerojnë trajnerit Solskjaer që ta largojë francezin sa më shpejt nga skuadra.

Pogba e mbylli sezonin me 16 gola dhe 11 asiste në 47 ndeshje, gjithsesi kjo nuk ka mjaftuar për të fituar zemrat e tifozëve të Junajtid.