Juventus trefishon shitjet e fanellave me Ronaldon, por mbetet larg “big”-ëve të Europës

18/10/2019 - 16:34

Juventusi ka ndjerë efektin e blerjes së Cristiano Ronaldos jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në marketing, pasi ka rritur ndjeshëm shitjet e fanellave dhe është futur në listën e 10 klubeve me më shumë bluza të shitura në sezonin 2018-2019.

Kështu bardhezinjtë kanë arritur të shesin 1 milionë e 314 mijë bluza sezonin e kaluar, shifër kjo 3 herë më e lartë se në vitin paraardhës, ndërsa edhe në Instagram, Juventus është bërë klubi i tretë më i ndjekur, duke parakaluar Manchester United dhe mbetur pas Barcelonës dhe Realit të Madridit.

Sa i përket numrit të fanellave të shitura, gara kryesohet nga Manchester United me 4 milionë e 950 mijë bluza të shitura, i ndjekur nga Liverpool me 3 milionë e 943 mijë, ndërsa në 10-shen e parë bëjnë pjesë edhe Bayerni i Mynihut me 3 milionë e 450 mijë, Real Madrid me 2 milionë e 920 mijë dhe Barcelona me 2 milionë e 755 mijë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Antonio Kontes nuk i pëlqen fakti se tifozët e Interit tani kanë pretendime shumë të mëdha ndaj skuadrës dhe që në pengesën e parë i kund

Juventus dhe Daniele Rugani duket se do t’i japin lamtumirën njëri-tjetrit në merkaton e janarit.

Kur nuk kanë mbetur shumë ditë përpara nisjes së Botërorit për Klube, kanë filluar provlemet e para për organizatorët.

Vitet kalojnë, “pensionimi” i “yllit” argjentinas i preokupon të gjithë në “Camp Nou”.

Teuta do të presë nesër në fushën e vet skuadrën e Skënderbeut, në orën 16.30, ndërsa durrsakët duan që të marrin 3 pikët në këtë sfidë s

Dëmtimi i rëndë që ka pësuar Duarte po shtyn Milanin të gjejë një zëvendësues për të gjatës merkatos së janarit.

Teuta përgatitet për ndeshjen e së dielës që luan në fushën e vet ndaj skuadrës së Skënderbeut të Korçës.

Teuta është në kërkim të tri pikëve dhe zhbllokimit të sulmit, që korrespondon me pesë javët zhgënjyese.

Erzeni ka arritur të marrë një fitore të pastër ndaj Partizanit në Challenge Cup për volejbollin e meshkujve.

Arsenali nuk po arrin të marrë rezultate pozitive dhe largimi i Unai Emeri nuk ka ndikuar aspak për mirë në skuadër.