Iker Kasijas pësoi dje një atak kardiak, i cili ka tronditur gjithë botën e futbollit.  Ai është shtruar drejt e në spital ku ka marrë urgjentisht ndihmën e mjekëvë dhe ka fituar betejën për jetën e vet.

"Gardiani" i portës së Portos, me respektin që të gjithë kanë për të ka marrë me mijëra mesazhe të cilat ishin në krahun e  tij. Por më i veçanti mund të quhet ai i partneres së tij, Sara Karbonero.

Gazetarja dhe Ikeri janë të martuar dhe kanë një djalë. "Jeta ka mënyra të ndryshme për të na treguar se duhet shijuar çdo moment. Fatmirësisht, gjithçka ka qenë një shok, faleminderit të gjithëve për dashurinë e treguar dhe shqetësimin", ka qenë mesazhi i Karboneros, që i ka prekur të gjithë.