Transferimi i Neymarit te Barcelona në verë të 2017-ës për 222 milionë euro tronditi tregun e futbollistëve, pasi deri në këtë moment as që ishte menduar që një klub futbolli, sado i fuqishëm ekonomikisht të ishte, do të mund ta paguante një shumë të tillë. Barcelona, pas këtij transferimi, nxitoi të rriste klauzolat e lojtarëve, për të shmangur përsëritjen e rastit “Neymar”.

Por sa do të kushtonte Barcelona sot nëse do të paguheshin të gjitha klauzolat e lojtarëve “blaugrana”. Shifra që del nga një përllogaritje e thjeshtë i afrohet 6 miliardë euro. Futbollistët më klauzolën me të ulët janë Denis Suarez dhe Samper me 50 milionë, ndërsa klauzolën me të frikshme e ka pa dyshim Lionel Messi, të cilin mund t’ia shkëputësh Barçës për 700 milionë euro.

Këto janë klauzolat te Barcelona:

Messi: 700 milionë

Sergi Roberto: 500 milionë

Pique: 500 milionë

Umtiti: 500 milionë

Busquets: 500 milionë

Dembelè 400 milionë

Arthur: 400 milionë

Coutinho: 400 milionë

Vidal: 300 milionë

Lenglet: 300 milionë

Luis Suarez: 200 milionë

Ter Stegen: 180 milionë

Malcolm: 180 milionë

Jordi Alba: 150 milionë

Rakitic: 125 milionë

Semedo: 100 milionë

Vermaelen: 80 milionë

Alena: 75 milionë

Rafinha: 75 milionë

Cillessen: 60 milionë

Munir: 60 milionë.

Samper: 50 milionë

Denis Suarez: 50 milionë