Erdhi në Shqipëri me 11 mungesa dhe duke e menduar si të pamundur fitoren, shpresoi tek barazimi. Por për Skocinë, ndeshja në “Loro Boriçi” ishte si një shëtitje, ku ironikisht, meqë bëhej fjalë për një ndeshje zyrtare shënoi edhe 4 gola.

Shqipëria pësoi shumë shpejt, që në minutën e 14-t dhe vetëm 7 minuta më pas u gjend me 10 lojtarë, pasi Mavraj mori të dytin të verdhë për reagim jo sportiv ndaj kundërshtarit.

Në fundin e pjesës së parë, nisur nga një goditje dënimi që u kthye në penallti nga një prekje e topit me dorë, skocezët shënuan golin e dytë.

Pjesa e dytë, me kompleksin e inferioritetit numerik, solli çorientimin e skuadrës që nuk mundi jo vetëm të ndërtonte aksione, por as të ndalte ato të kundërshtarit, që shënoi edhe dy herë të tjera me Forrest, në minutën e 55 dhe të 67.

Kjo humbje për mënyrën se si erdhi bën përgjegjës të gjithë lojtarët, por më së shumti trajnerin Panucci, i cili rrezikon shumë në postin e tij me kombëtaren shqiptare.

Pas takimit mësohet se italiani ka lënë të nënkuptohet se do të vazhdojë punën duke shpresuar tek rikthimi i të gjithë lojtarëve dhe me objektivin se do të ndryshojë diçka në skuadër.