Koret raciste dhe përshëndetjet naziste, arrestohen 5 tifozë bullgarë

16/10/2019 - 13:23

Pesë tifozë bullgarë janë arrestuar sot për abuzim racial ndaj lojtarëve të Anglisë gjatë ndeshjes kualifikuese në Euro 2020 Bullgari-Angli 0-6.

Policia arriti të identifikonte mbështetësit e Bullgarisë që kishin shënjestruar me kore raciste lojtarët me ngjyrë të “Tre Luanëve” gjatë ndeshjes në Sofje, të hënën në mbrëmje.

Ky takim i ndal dy herë gjatë pjesës së parë nga gjyqtari, pasi lojtarët e me ngjyrë, veçanërisht Sterling, u ofenduan me brohoritje raciste. Edhe pse tifozëve iu kërkua disa herë të që ndalnin koret raciste, pasi në të kundërt loja do të ndërpritej, në “Vasil Levski” u shfaqën ultras me maska dhe me veshje kur shkruhej “No respect”, të cilët bënë edhe përshëndetje naziste.

Një grup prej rreth 50 tifozësh vendas u nxorën jashtë stadiumit me pjesën e dytë, që u luajt pa ndalesa, megjithëse pati sërish kore raciste, ndonëse në mënyrë sporadike.

Dje UEFA njoftoi se kishte hapur procedim disiplinor kundër Bullgarisë për sjellje raciste, hedhje sendesh dhe mosrespektim të himnit kombëtar. Kujtojmë që pas presionit të kryeministrit Boyoko Borisov, presidenti i Federatës Bullgare të Futbollit u detyrua të jepte dorëheqjen.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas barazimit 0-0 me Kukësin në takimin e parë të gjysmëfinales të Kupës së Shqipërisë, trajneri i Teutës Edi Martini u shpreh se skuadra

Sherif Kallaku nuk jep detaje, por skuadra e tij e re nuk do të jetë as Slask Vorklav dhe as CSKA Sofje.

Sherif Kallaku ishte sërish një nga më të mirët për Teutën edhe në përballjen e parë të vlefshme për Kupën e Shqipërisë, përballë Kukësit

Pas Xhakomo Vrionit, apo akoma më përpara edhe Andi Zeqirit, Juventusi vendos që t’i shtojë skuderisë së të rinjve të shumtë që ka në dis

Dalja e fundit publike dhe zyrtare e Bernard Arno, lidhur me blerjen e mundshme të Milanit, tashmë daton 5 muaj më parë, një përgënjeshtr

Dalja e fundit publike dhe zyrtare e Bernard Arno, lidhur me blerjen e mundshme të Milanit, tashmë daton 5 muaj më parë, një përgënjeshtr

I kënaqur me skuadrën por jo me atë çfarë shkruhet në media.

Sfida e kampionatit rus e vlefshme për javën e 25-të të kampionatit mes Rostov dhe Krasnodar ka hyrë në historinë e futbollit botëror për