Në ambientet e FSHF-së do të hidhet shorti për raundin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë. Tirana, Kukësi, Teuta dhe Bylisi do të njihen me rivalët e fazës së parafundit të këtij kompeticioni.

Pritet që ky short të caktojë përballje shumë intersante duke patur parasysh rezultatet dhe ecurinë e skuadrave në këtë sezon.

Takimet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë do të jenë:

Kukësi-Teuta
Bylis-Tirana

Sipas kalendarit, takimet e para do të zhvillohen në datën 2 korrik, kurse akti i dytë luhet në 15 korrik.Ndërsa finalja do të zhvillohet në 2 gusht.