Ka ndërruar jetë ditën e sotme, ish-portieri francez, Bruno Martini. Ataku kardiak i ka marrë jetën ish-portierit në moshën 58-vjeçare.

Martini zhvilloi 31 ndeshje me Francën, teksa nga viti 1999 deri në vitin 2010, ishte trajner i portierëve me ekipin kombëtar të Francës.

Gjithashtu ai ishte edhe pjesë e Okser dhe Montepelie në kampionatin francez, ku zhvilloi 152 ndeshje. Gjatë kohës që ishte trajner i portierëve, Martini fitoi Europianin me Francën në vitin 2000.