Trajneri Martini ka kohë ta përgatisë skuadrën deri më 27 gusht për ndeshjen me Beitar Jerusalemin. Deri atëherë ai duhet të ketë gjetur “sozinë” e Sherif Kallakut, ku ishte bazuar loja e Teutës.

Në të kundërt, trajneri shkodran duhet të gjejë një mënyrë të re loje me lojtarët që ka.

Durrsakët mund të shpresojnë te përvoja e Emiljano Vilës, Arapit dhe Hoxhës, si dhe te momenti i mirë i Lorenco Vilës.