Teuta mposhti Kamzën me rezultatin 1-0 në takimin e fundit të javës së 3-të të Kategorisë Superiore. Goli i sulmuesit Amadu Latif në minutën e 74-t i dha fitoren e parë skuadrës së Bledi Shkëmbit.

Ndërkohë për Kamzën e Devollit, kjo ishte humbja e dytë radhazi pas asaj ndaj Partizanit. Një lojë e barabartë dhe pa shumë raste shënimi, por në fund janë vendasit ata që festojnë.

Në 3 ndeshjet e para Teuta nuk ka pësuar asnjë gol, teksa ndodhet në kuotën e 5 pikëve. Në sfidën e radhës “Djemtë e Detit” do të presin Kukësin, ndërkohë që Kamza luan në shtëpi ndaj Kastriotit.